Suspendimi

Për Twitterin ardhja e Trampit në presidencë ishte një vaksinë shpëtuese për biznesin e tyre që po stagnonte një kohë. Trampi u toleru nga Twitteri gjatë krejt ktyne viteve sepse ishte dikush që prodhonte përmbajtje “kontraverze”, ashtu sikur plot media online nepër botë e krejt “mediat” në Kosovë. Qëllimi i postimeve bombastike është që sa ma shumë të prodhohet adrenalina, nervoza edhe ndjenja e pasigurisë tek “konzumatorët” sikurse na. Objektivi i vetëm kësaj fast-food gazetarie është rritja e klikimeve, shfletimi i postimeve (ne rastin e Trampit), përgjigja ndaj atyne postimeve me poaq nervozë... rinse and repeat. Qëllimi final natyrisht është ai monetar, pra rritja e përfitimeve materiale. Në rastin e Twitterit psh. vërehet një rritje stabile në çmim të aksioneve të tyne në berzë. Përfituesi i vetëm nga krejt kjo sagë janë ata, edhe pse ishin dashtë që t'a suspendojnë Trampin qysh para se të bëhet President, këte nuk e banën sepse nuk ju kish konvenu (financiarisht).