Sokol Saiti

Sokol Saiti

Termat shkencorë në Gjuhën Shqipe

Këtu gjindet një fjalor Shqip-Latinisht i përpiluar nga një prift jezuit i quajtur Jakopo Jungg, apo në shqip Jak Jungu. Normal, nuk e lexova krejt librin, mirëpo çka më la përshtypje ishte pjesa e terminologjisë shkencore në Gjuhën Shqipe. Shumica e këtyne termave kishin mujtë me u përdorë edhe sot. 🧐

  • Zotfoli, ia: Teologjia
  • Zotfols, e: Teolog/e
  • dheshkroi, ia: gjeografia
  • dhemas, a: gjeometria
  • zashkroi, a: fonografia
  • zashkrues, e: fonografi
  • vetimshkroi, ia: telegrafi
  • shejteshkroi, ia : hagiografia
  • bukurshkroi, ia: kaligrafia
  • vetimza, ani: telefoni
  • jetshkroi, ia: biografia
  • (n)xetmas, a: termometri
  • mathava, ia: barometri
  • kenfoli, ia: ontologjia
  • shtazfoli, ia: zoologjia
  • gjithfoli, ia: pantologjia
  • gurfoli, ia: mineralogjia
  • zogfoli, ia: ornitologjia
  • kputshkroi, ia: stenografia
  • shpirtfoli, ia: psikologjia
  • barfoli, ia: botanika
  • alemfoli, ia: kozmologjia

Termat shkencorë sipas fjalorit Shqip Latinisht të Jak Junkut.

#interesant