Redundancy apo tepërsia
Rrëzimi i aeroplanit të Ethiopian Airlines që ndodhi me 10 Mars 2019 ishte fatal për të gjithë 157 njerëzit që ndodheshin në aeroplan. Për shumë njohës të fushës së aviacionit (gjë që nuk mund të thuhet për shkruesin e këtyre rreshtave), rrëzimi i këtij aeroplani nuk kishte logjikë.
Aeroplani në fjalë ishte Boeing 737 Max-8 vetëm 6 muaj i vjetër dhe i përkiste njërit prej modeleve më të shitur të firmës Boeing. Ky model ishte dizajnuar të jetë si konkurrent i Airbus A320neo i cili ishte më ekonomik në djegie të karburantit dhe më me komfort. Gjatë prodhimit të aeroplanit, Boeing i ka përdorur dizajnet e vjetra të trupit për t’i evituar kostot e certifikimit në autoritetin rregullator te aviacionit të SHBA (FAA).
Në këtë trup relativisht të vjetër janë vendosur motorët relativisht të rinjë dhe me fuqi më të madhe sesa është paraparë, poashtu motorët janë vendosur më përpara sesa që është normale për aeroplanët konvencional[.
Kjo ka bërë që gjatë nisjes hunda e aeroplanit të ngritet më shumë sesa që lejohet, në mënyrë aeroplani të ngritet pa problem. Për t’i evituar problemet eventuale gjatë ngritjes, Boeing ka futur në funksion një sistem kompjuterik të quajtur MCAS i cili për detyrë ka që t’a stabilizojë aeroplanin në rast të ngritjes së tepërt. Ky sistem e përmbush detyrën e tij duke e lexuar një senzor në aeroplan i cili jep informata nëse aeroplani është ngritur tejmase.
Sipas njohësve, senzori ne fjalë në fluturimin e Ethiopian Airlines ishte me defekt dhe MCAS sistemi duke menduar se aeroplani po ngritet më shumë se që lejohet e bëri që të ulet. Pilotët duke mos qenë të trajnuar si duhet nga ana e Boeing (sipas disave, trajnimi për çdo aeroplan të tillë kushton afro 1 milion $) nuk kanë ditur si të veprojnë dhe fluturimi përfundoi me fatkeqësi.
Po të ishin instaluar/përdorur dy apo më shumë senzorë të tillë atëherë aksidenti ndoshta ishte evituar.