Sokol Saiti

Këtu gjindet një fjalor Shqip-Latinisht i përpiluar nga një prift jezuit i quajtur Jakopo Jungg, apo në shqip Jak Jungu. Normal, nuk e lexova krejt librin, mirëpo çka më la përshtypje ishte pjesa e terminologjisë shkencore në Gjuhën Shqipe. Shumica e këtyne termave kishin mujtë me u përdorë edhe sot. 🧐

  • Zotfoli, ia: Teologjia
  • Zotfols, e: Teolog/e
  • dheshkroi, ia: gjeografia
Read more...

Për Twitterin ardhja e Trampit në presidencë ishte një vaksinë shpëtuese për biznesin e tyre që po stagnonte një kohë. Trampi u toleru nga Twitteri gjatë krejt ktyne viteve sepse ishte dikush që prodhonte përmbajtje “kontraverze”, ashtu sikur plot media online nepër botë e krejt “mediat” në Kosovë. Qëllimi i postimeve bombastike është që sa ma shumë të prodhohet adrenalina, nervoza edhe ndjenja e pasigurisë tek “konzumatorët” sikurse na. Objektivi i vetëm kësaj fast-food gazetarie është rritja e klikimeve, shfletimi i postimeve (ne rastin e Trampit), përgjigja ndaj atyne postimeve me poaq nervozë... rinse and repeat. Qëllimi final natyrisht është ai monetar, pra rritja e përfitimeve materiale. Në rastin e Twitterit psh. vërehet një rritje stabile në çmim të aksioneve të tyne në berzë. Përfituesi i vetëm nga krejt kjo sagë janë ata, edhe pse ishin dashtë që t'a suspendojnë Trampin qysh para se të bëhet President, këte nuk e banën sepse nuk ju kish konvenu (financiarisht).

Me 8 Dhjetor 2020, apo 5 javë pas ditës së zgjedhjeve në SHBA, kompania FireEye njoftoi zyrtarisht agjencionin amerikan SEC (Securities Exchange Commision) se ishte cak i një sulmi kibernetik. SEC si një agjencion i pavarur është përgjegjës për sigurinë në sistemin bankar dhe tregjeve me letra në vlerë, ndërsa FireEye është një kompani e cila specializon në shitjen e produkteve të sigurisë në fushën e teknologjisë informative. Sipas FireEye, “lloji i sulmit, mënyra, siguria operacionale, teknikat si dhe disciplina e sulmuesit kibernetik” çojnë drejt konkludimit se bëhet fjalë për një sulm të sponzorizuar nga ndonjë shtet.

Read more...

Vërejtje: Verzioni origjinal i këtij shkrimi është botuar në gjuhën angleze nga Bert Hubert dhe mund të lexohet këtu. Ky artikull është vetëm një përkthim.

Mirësevini! Në këtë post do të shikojmë dhe analizojmë kodin burimor të vaksinës SARS-CoV-2 mRNA të prodhuar nga BioNtech/Pfizer. Këto fjalë mund të na duken të çuditshme në fillim, si mund të flasim për kod burimor të një lëngu i cili na injektohet në krah?

Read more...

Siq e thash në postimin e kaluar në skenaret të cilët involvojnë futjen e të dhanave nëpërmjet një numri të madh të tekst fajllave strategjia e futjes së tyre nëpërmjet External Tables të Oracle është më e lehta. Mirëpo, kur shkruajmë PL/SQL kod për t'i përpunuar ato fajlla na duhet të dijmë se cilët janë ata fajlla që duhet të futen në databazë. Fatkeqësisht PL/SQL paketa UTL_FILE e cila vjen e parainstaluar në Oracle Databazë nuk e ofron këtë mundësi.

Read more...

Një kompani tipike mesatare e cila si biznes kryesor e ka atë të IT-së përmban në vete sisteme të ndryshme softverike. Zakonisht nëse kompania në fjalë ka një strukturë më korporative, kjo reflektohet edhe në zgjidhjet softerike të cilat ajo i përdorë.

Read more...

Jo autobusi i Kadri Veselit, por i Kryeministrit të tanishëm të Mbretërisë së Bashkuar Boris Xhonson.

Read more...

Rrëzimi i aeroplanit të Ethiopian Airlines që ndodhi me 10 Mars 2019 ishte fatal për të gjithë 157 njerëzit që ndodheshin në aeroplan. Për shumë njohës të fushës së aviacionit (gjë që nuk mund të thuhet për shkruesin e këtyre rreshtave), rrëzimi i këtij aeroplani nuk kishte logjikë.

Read more...

Tema e votimit elektronik është interesante.

Para disa ditëve Posta e Zvicrës bëri publik synimin e saj për t'i organizuar votimet në mënyre elektronike.

Read more...